Të tjera zhvillime nga veprimtaria e miliarderit George Soros në Maqedoni. Kongresi Amerikan do të kërkojë që të hetohen fondacionet e George Sorosit në SHBA, të cilat dyshohet se kanë dërguar para për simotrat e tyre në Maqedoni.

Një gjë e tillë është e ndaluar, pasi bëhet fjalë për paratë e taksapaguesve amerikanë. Fox News shkruan më 17 shkurt se hetimi është kërkuar nga ligjvënës republikanë. I kontaktuar nga Fox News, George Soros nuk pranoi të bëntë komente për vendimin e Kongresit Amerikan.

Ndërkohë më herët është raportuar se Kongresmeni udhëheqësi republikan Kristofer Smit paralajmëroi hetim për politizimin e rolit të Ambasadës amerikane në Maqedoni dhe i bëri thirrje sekretarit të sapoemëruar të shtetit Reks Tilerson që ta shkarkojë ambasadorin në Shkup Xhes Bejli.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: