Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kongresmenët amerikanë Joe Willson dhe Jim Costa, në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA.

Gjatë bisedës me kongresmenin Willson, përfaqësues i South Carolinës, ky i fundit ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri. Teksa diskutonte me Kryemadhin, kongresmeni shprehu gatishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë.

Po ashtu edhe rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e vendin e veçantë të saj si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë. Kryefjalë e takimeve të Kryemadhit me zyrtarët amerikanë ishte rikonfigurimi i një mbështetjeje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: