Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në vijim të aktiviteteve të Kongresit vjetor të World Jurist Association dhe World Law Foundation, Hyseni & Associates u anëtarësua në Euro Latam Lex, rrjet ndërkombëtar i kompanive ligjore lider.
“Ishte një privilegj të isha në një nga panelet më të rëndësishme të Kongresit EURO LATAM LEX të mbajtur në Madrid, me temë “Mundësitë e Biznesit Lokal”. Si një nga folësit e këtij paneli u ndala te mundësitë që Shqipëria ofron për biznesin si dhe reformat e rëndësishme të zbatuara gjatë këtyre viteve, veçanërisht në fushën e drejtësisë, investimeve të huaja dhe dixhitalizimit të shërbimeve publike”, shkruan ish-deputeti socialist.
Postimi i deputetit të PS Alket Hyseni:
Në vijim të aktiviteteve të Kongresit vjetor të World Jurist Association dhe World Law Foundation, Hyseni & Associates anëtarësohet në Euro Latam Lex në këtë rrjet ndërkombëtar të kompanive ligjore lider.
Ishte një privilegj të isha në një nga panelet më të rëndësishme të Kongresit EURO LATAM LEX të mbajtur në Madrid, me temë “Mundësitë e Biznesit Lokal”. Si një nga folësit e këtij paneli u ndala te mundësitë që Shqipëria ofron për biznesin si dhe reformat e rëndësishme të zbatuara gjatë këtyre viteve, veçanërisht në fushën e drejtësisë, investimeve të huaja dhe dixhitalizimit të shërbimeve publike.
Gjithashtu pata kënaqësinë të takoja z. Javier Cremades, President i World Jurist Association, Kryetar i EURO LATAM LEX, President dhe Themelues i Cremades & Calvo – Sotelo Laë Firm; znj. Angela Montoya, CEO i World LaW Foundation; z. Jose Antonio Carnevali, Drejtor i EURO LATAM LEX.
(Balkanweb)