Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili doli me ‘kushte’ ndaj Kosovës.

Sipas tij, Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Ai ka shkruar në platformën X se nuk do të ketë një rikthim të tillë.

“Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”, ka thënë Torres.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb