Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se ka marrë një telefonatë nga kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i cili e ka uruar atë për postin e presidentit.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Thaçi tha se Engel i ka premtuar atij bashkëpunim të ngushtë në vitet e ardhshme në forcimin e partneritetit Kosovë-SHBA.

“Sapo mora një telefonatë nga Kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i Kosovës, me urime të ngrohta dhe një premtim për bashkëpunim të ngushtë në vitet e ardhshme për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për implementimin e axhendës tonë euroatlantike”, ka shkruar Thaçi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: