Gruaja e parë afrikano-amerikane e zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA si republikane, Mia Love, ka vdekur në moshën 49-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Vajza e emigrantëve nga Haiti, Love ishte zgjedhur në Utah.
Fillimisht ajo u përfshi në punët publike në qytetin e saj të lindjes, Saratoga Springs, ku në vitin 2003 u zgjodh në këshillin e qytetit dhe më pas u zgjodh kryetare bashkie.
Në vitin 2014, ajo u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresmenja e parë republikane afrikano-amerikane. Ajo u zgjodh në vitin 2016, raporton BBC, por humbi ngushtë në vitin 2018 nga kandidati demokrat.
Love Family: With grateful hearts filled to overflowing for the profound influence of Mia on our lives, we want you to know that she passed away peacefully today. She was in her home surrounded by family. In the midst of a celebration of her life and an avalanche of happy… pic.twitter.com/YzhAuH1l9x
— Mia Love (@MiaBLove) March 24, 2025
Për zgjedhjet presidenciale 2016, ajo mbështeti Ted Cruz në vend të Donald Trump.
Më vonë, në vitin 2018, ajo i kërkoi Presidentit Trump të kërkonte falje për komentet ironike që bëri për emigrantët nga Haiti. Trump zgjodhi të bënte një lojë fjalësh me emrin e saj: “Dashuria nuk më donte asnjë grimë dhe ajo humbi”.
Në vitin 2022, ajo u diagnostikua me glioblastoma, një formë agresive e kancerit të trurit nga e cila pacientët zakonisht dorëzohen në 10-15 muaj.
Në fillim të marsit, vajza e saj Abigail deklaroi se Love nuk po i përgjigjej më trajtimit që po merrte. Ajo ndërroi jetë sot, pasi luftoi për një kohë të gjatë me sëmundjen.