Studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin “Luarasi” kanë zhvilluar një takim informues mbi konkursin që do të mbahet në fushën e teknologjisë.

Deri në 30 mars të këtij viti, individët me projektet dhe idetë më të mira në fushën e teknologjisë dhe inovacionit mund të bëhen pjesë e konkursit rajonal ICT Awards.

Bashkëthemeluesi i kësaj platforme, Kushtrim Shala ka prezantuar para studentëve të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në universitetin “Luarasi” procedurën e kandidimit në edicionin e shtatë të konkursit.

Aplikimi në ICT Awards mund të kryhet individualisht, por edhe në grup. Projekti është i ndarë në 7 kategori ku përfshihet edhe “Diploma e vitit” që pritet të ketë kandidatura edhe nga studentët e Luarasi-t. Kushtrim Shala shprehet i kënaqur për parteritetin dhe bashkëpunimin me këtë universitet.

Zv. rektorja e universitetit, Anni Dasho Sharko thotë se kjo mundësi është një qasje e re për studentët që do ti ndihmojë në karrierën e tyre dhe nw të ardhmen profesionale. Ajo ka qënë pjesë e jurisë së ICT Awards e tregon disa prej ideve më inovative nga të apasionuarit pas teknologjisë.

Objektivi kryesor i ICT Awards është shfaqja e arritjeve të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, si dhe të identifikohen, të shpërblehen e promovohen individët më të dalluar të kësaj industrie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb