Konkursi për postin e drejtorit të përgjithshëm ka marrë doza komike. Midis 15 kandidatëve që kanë aplikuar është dhe Hajrulla Xhivini, një person i cili aktualisht është në kërkim se ka thyer masën e sigurisë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se ai është arrestuar nga policia e Tiranës për ‘Veprime të turpshme’ në publik dhe i është dhënë masa arrest shtëpie. Xhevini u filmua dhe u procedua se po urinonte tek hyrja e Gjykatës e Lartë.

Xhivini ka thyer masën e sigurisë dhe ka ikur jashtë vendit dhe gjykata ka vendosur një tjetër masë e tani është në kërkim. Burime konfirmojnë se ai ka aplikuar online për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu ai dyshohet se ka kërcënuar dhe një gjykatës në Fier dhe në disa publikime në Tik Tok ka kërcënuar dhe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb