Nga: ANISA YMERI

TIRANE- Të lindurit pas vitit 1990, dinë fare pak ose aspak për të shkuarën. Tekstet shkollore janë të mangëta dhe në këtë një çerek shekulli demokraci, njohja e së shkuarës ka qenë thuajse jashtë vëmendjes. Për çka, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, fton të rinjtë në një konkurs të pagëzuar “Born in the 90s, zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen” me theksin të njihet e shkuara për t’u orientuar në të ardhmen.

E zëri i Gjermanisë në këtë drejtim, ka qenë përherë i pranishëm, ku ka shprehur opinionin e tij edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin ton Helmut Hoffmann.

Publicisti Lubonja, personalitet me jo pak kontribut në këtë drejtim, ndalet të thotë se reflektimi dhe njohja mbi të shkuarën, është e mangët.

Cilido i ri i lindur në Shqipërinë e vitit 1990, mund të marrë pjesë në këtë konkurs në tri fusha, esse dhe letërsi, multimedia dhe arte figurative…!!! E për gjithçka mund të informoheni në faqen e Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ndërsa afati i pjesëmarrjes në konkurs është data 5 Tetor.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb