TIRANË

Kuvendi i Republikës ka miratuar këtë të enjte përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Gjatë hedhjes në votim, ky komision mori 90 vota pro, një kundër dhe një abstenim dhe 7 të pranishëm nuk morën pjesë fare në votim.

Me një gjuhë konsensusi, palët i hapën rrugë kështu vijimit të punës së këtij komisioni, i cili do të drejtohet nga Damian Gjiknuri si bashkëkryetar dhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e grupit të demokratëve në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse dje u përfol se ky komision do të përbëhej nga 10 përfaqësues, ditën e sotme ka ndryshuar “loja e numrave” teksa u shtuan edhe dy të rinj dhe në total do të jenë 12 anëtarë.

Më herët, kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla  tha se selia rozë ka një kusht të vetëm, i cili lidhet me përfshirjen e votës së emigrantëve. Ndërkohë “BalkanWeb” sjell të plotë të gjithë listën e anëtarëve  të Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili tashmë do të ketë jo 18 përfaqësues siç ishte më parë, por 12 të tillë.

Përbërja e Komisionit të R.Zgjedhore:

Partia Socialiste: Damian Gjiknuri (Bashkëkryetar), Bashkim Fino (anëtar), Alket Hyseni (anëtar), Vasilika Hsysi (anëtare),  Klotilda Ferhati (anëtare), Blerina Gjylamenti (anëtare).

Grupi i demokratëve: Rudina Hajdari (Bashkëkryetare), Myslim Murrizi (anëtar), Andi Përmesti (anëtar), Korab Lita (anëtar).

Grupi parlamentar i pavarur: Nimet Musai dhe Ralf Gjioni (anëtarë).

Nga foltorja e Kuvendit bashkë kryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga radhët e demokratëve, Rudina Hajdari tha se opozita e re ka korrur sukses pasi arriti të fusë në axhendë ndryshimin e sistemit elektoral.

Votimi Reforma
Votimi Reforma

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb