TOKIO– Konservatorët liberaldemokratë (LDP) të kryeministrit Shinzo Abe kanë fituar thellë zgjedhjet parlamentare për Dhomën e Ulët të parlamentit, njoftoi sot media lokale.


LDP-ja dhe partneri i saj në koalicion, New Komeito, kanë fituar rreth dy të tretat e dhomës me 475 deputetë, ndërkohë që opozita japoneze është fragmentuar edhe më shumë.


“Ne fituam një votëbesim mbi qeverisjen e vendit gjatë dy viteve të kaluara”, deklaroi Abe në televizion.


“Do të përpiqem të fitoj edhe me shumë besimin e publikut ndërkohë që zbatoj politikat e qeverisë, pa qenë të vetëkënaqur”, theksoi ai.

Partia kryesore opozitare japoneze Partia Demokratike e Japonisë (DPJ) do të marrë vende, por shumë më pak se 100 të tillë, ndërkohë që Partia Komuniste e Japonisë (JCP) dyfishon numrin e deputetëve deri në 20.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb