Liderja konservatore gjermane, Annegret Kramp Karrenbauer përdori skandalin që preku zëvendëskancelarin austriak, Heinz Christian Strache si një mundësi për të kritikuar partitë e ekstremit të djathtë.

Kramp Karrenbauer, që është kryetarja e kristiandemokratëve gjermanë dhe zëvendësuese e mundshme e kancelares, Angela Merkel, tha se “partitë populiste të ekstremit të djathtë janë të gatshme të shesin vendin e tyre për përfitime personale”.

Pamje të filmuara nga kamera të fshehta në një vilë në Ibiza, në vitin 2017, sipas gazetave gjermane ”Der Spiegel” dhe ”Sueddeutsche Zeitung” tregojnë një takim të Straches me mbesën e një oligarku rus, Aljona Makarowa, e cila ofrohej të investonte rreth 250 milionë euro, sidomos në të përditshmen “Kronen Zeitung”, me para të pista, me prejardhje të panjohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb