TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka një shpjegim për videon e kandidatit të LSI-së që u filmua duke i futur në xhep mbështetësit të kësaj force të dhunuar një zarf ndërsa dilnin nga shtëpia.
Ndërsa pyet se si një kamera amatore filmon edhe kryetarin e partisë edhe pas kurrizit, Fuga thotë se autori ose është mik shtëpie apo militant, ose e dinte se çfarë do ndodhte.
“Si është e mundur që kamera amatore mbase e një celulari filmon imazhe ku lëviz kryetari i partisë, filmon edhe në plan të dytë, pas kurrizit të kryetarit të partisë, në një aks xhirimi dhe fokusohet në një drejtim që ndodh papritur akti i futjes të zarfit në xhep?
Ose është mik shtëpie a militant partie që gjendet në oborr dhe pra pyetet se cili është interesi i tij që shpërndan imazhe, ose është atje dikush që filmon duke ditur se çfarë do të ndodhi dhe mezi pret të shpërndajë imazhet, ose është ndodhi e rastit.
Kush e dinte se atje do të ndodhte diçka?”, shkruan Fuga.
Videoja e publikuar sot nga ish-ministri i Brendshëm, kreu i PS-së së Tiranës Saimir Tahiri solli reagime të shumta edhe nga PS edhe nga vetë kandidati për deputet i LSI-së Viktor Tushaj, i cili e shpjegoi gjestin e tij me traditën, faljen e filxhanit, pas urimit në shtëpinë e të dhunuarit.
(m.k/BalkanWeb)
Ore idiot hajdut doktoraturash sahanlepires interesaxhi dhe qylaxhi.E rendesishme per demokracine eshte se na qenka filmuar dhe nga kush? apo qe ka ndodhur nje veper penale e denueshme?Mjere ne qe merremi me nje felliqesire si puna jote qe per nje cope post eshte gati ta quaj bretkosen elefant.
Per mua kjo ska rendesi. Me interes eshte te dime : mos po i tringellojne prangat Likes se lupen e ka mbush me kohe…..
kur te therrasin dhe ty “profesor”, vari teneqen titullit “profesor”. Ka fillu te tingelloje fjale “profesor”, njesoj sikur thua “i rrjedhur”.Ne fakt,tingellon “i pjerdhur”.
Se kuptoj pse cuditeni kaq shume
Z.Fuga, Do me hedhesh edhe mua nje fall te lutem ?
Po ik o profesor boll birbilose.nuk pate tyrp vajte te cadra si gore.taman thane disa me lart po ja kalon edhe ndokes bile dhe.militantit me te flakte.ik rri shijo dhe ato dite qe te kane mbet.
Merru me faktin o analist matuf,mos kerko kush e filmoi dhe kush se filmoi..
……sa von je kujtu me u mar me politk shijo pensionin
Po jo o profesor. Dhe nje i marre e kupton se aty nuk ka asnje plan. Kamera ka fimuar kryetarin e madh. Mirepo skena eshte me shkalle dhe aktori ndodhet disa shkalle me lart.
Ai qe ka filmuar nuk e ka kuptuar cfare ka filmuar, Kur ka para filmimin eshte habitur edhe vete.
Pastaj, krimineli e ka pranuar vete krimin. Ti thua eshte sajese. Me duket se edhe ti je sajese.
Ky ka fillu t’ja kaloje Ndokes. Na çudise plako !!!! Ka njeri qe nuk filmon presidentin e zgjedhur sot ?!?!?!