SHKODËR

Mbështetësit e Partisë Demokratike janë zhvendosur nga prefektura në drejtim të Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aty ku pritet që PS të konstituojë Këshillin Bashkiak.


Edhe pse protestuesit kanë paralajmëruar se marshimi i tyre do të jetë paqësor, Policia e Shtetit ka marrë masat duke formuar kordonin dhe perimetrin e sigurisë para bibliotekës. Me thirrjet “Rama ik”, “Duam zgjedhje të parakohshme” dhe “qeveri e krimit”, protestuesit  dhe simpatizantët e Partisë Demokratike vijojnë t’i afrohen godinës së Bibliotekës, ndërsa brenda saj ndodhen përfaqësuesit dhe anëtarët e zgjedhur të PS në zgjedhjet e 30 qershorit.


Maxhoranca dhe opozita kanë zhvendosur betejën e tyre politike në qytetin e Shkodrës, ku “Thembra e Akilit” vijon të mbetet dorëheqja e Valdrin Pjetrit, i cili mori këtë vendim pas dokumenteve të publikuara nga PD-ja. Sipas selisë blu, dokumentet e vendit fqinj provojnë se Pjetri është dënuar për veprën penale “trafik droge” në Firence të Italisë.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb