Është konstituuar sot Këshilli i ri Bashkiak i Fierit, pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ky këshill ka zhvilluar sot mbledhjen e parë, në të cilën kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga të cilët 48 janë nga PS, 2 nga Demokracia Sociale dhe 1 nga Partia Social Demokrate.

Gjithashtu, në mbledhje është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i Këshillit Bashkiak, si dhe sekretarët, ndërsa është betuar edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, duke marrë mandatin e dytë.

Këshilli i Bashkisë Fier nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë, tashmë këshilli do të ketë 51 anëtarë.

Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak në Fier ka qenë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe deputetë të PS në Qarkun e Fierit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb