Konstituohet Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Vorës. Të pranishëm gjatë konstituimit ishin 18 antarë të këshillit nga 21, ndërkohë që 3 mungonin me arsye.

Mbledhja u zhvillua në prefekturën e Tiranës, aty ku bëri betimin, kryebashiaku i ri Agim Kajmaku.

Mësohet gjithashtu se kryetare e këshillit bashkiak u shpall Mimoza Lala.

Deputeti Ervin Bushati tha se qytetarët shqiptarë kanë sot një standard të vendosur nga bashkitë socialiste të cilat kanë ndryshuar dhe do përpiqemi t’ia kthejmë faqen edhe këtyre qyteteve. “Kryetari i ri do jetë mbi palët, do iu shërbejë të gjithë qytetarëve”, deklaroi Bushati.

Ndërkaq kryetari i ri i Bashkisë Vorë ka falënderuar qytetarët dhe tha se iu shërbejë të gjithëve.

Këshilli Bashkiak i Vorës ka gjithsej 21 anëtarë, 18 PS, 1 Bindja, 1 Partia e Gjelbër dhe 1 Ardhmëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb