KORÇË

Konstituohet Këshilli i Qarkut Korçë. Pas verifikimit të mandateve, këshilltarët nga 6 bashkitë e qarkut kanë zgjedhur Ana Verushin në krye të Këshillit të Qarkut.

Ndërsa nënkryetare e Këshillit u zgjodh këshilltarja e bashkisë Pogradec Mimoza Shuli. Këshilli i Qarkut të Korçës, ka 24 anëtare, shumica e të cilëve i përkasin PS dhe të tjerët partive të vogla aleate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb