SHKODËR

Këshilli Bashkiak i Shkodrës është konstituuar pas një mbledhje e cila zgjati për afron 90 minuta. Në krye të këshillit bashkiak u zgjodh Brisela Kadia, e cila arrti të marrë besimin në formë unanime nga të gjithë anëtarët e këshillit.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, mbështetësit e opozitës kanë vijuar të ndjekin nga pas deputetin e PSD-së, Tom Doshi. Ky i fundit sapo doli nga mbledhja u rrethua nga protestuesit, të cilët vijojnë ta ndjekin Doshin përgjatë zonën së Dollarit.  Ndërkohë gazetari Senad Nikshiqi raporton se ka pasur përplasje fizike.

Protestuesit kanë përshkruar një rrugë të gjatë duke tentuar ta bllokojnë deputetin Doshi, por përpjekja e tyre rezultoi e kotë pasi policia frenoi tentativën e tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb