Është konstituuar këtë të mërkurë këshilli bashkiak i Bashkisë së Vlorës, i përbërë nga 51 anëtarët të cilët kanë dalë fitues në votimet e 30 qershorit, si dhe i është dorëzuar zyrtarisht detyra si kryetar i bashkisë së Vlorës, për të dytin mandat radhazi, Dritan Lelit.


Në ceremoni ishin të pranishëm kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ish-ministri Damian Gjiknuri, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj etj. Për Dritan Lelin ky 4-vjeçar do të jetë me projekte të reja, ku thelbi do të jenë qytetarët.


“Nga sot do të nis puna për vazhdimin e projekteve të reja të qytetit, ku synimi kryesor mbetet vazhdimi i Lungomare 2 nga zona e Rrapit në Ujë të Ftohtë deri në Orikum si dhe vazhdimi i pjesës tjetër të Lungomares nga sheshi në Skelë deri në Zvërnec. Në ndryshim nga 4 vite më parë në themel të këtij mandati të ri do të jetë një punë më e madhe me projekte të reja për rehabilitimin total të periferisë së Vlorës”, deklaroi Leli.


Kryetare e këshillit të ri Bashkiak do të jetë Migena Balla. Gjithashtu u miratuan dhe dy nënkryetarët e këshillit bashkiak të dal nga radhët e Bindjes Demokratike dhe Partisë Social Demokrate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb