Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin është konstituuar ditën e sotme me votat e mazhorances, ndërsa opozita, ashtu siç edhe paralajmëroi, nuk ka marrë pjesë.

Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe pohoi se komisioni në fjalë nuk ka si qëllim që të përndjekë individë apo gazetarë dhe organizata.

“Ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata, por do të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje.

Ky komision është ngritur me vendim të Kuvendit dhe përbërja e tij është miratuar po me vendim të Kuvendit. Kuorumi është i plotësua për ditën e sotme, me anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues, kam nderin që në mbledhjen e këtij komisioni është dhe Lindita Nikolla. Përtej vendimeve formale të Kuvendit, ngritja e këtij komisioni mbështet në dokumente të rëndësishme. Dua të theksoj se ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata, por do të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje, të shtuara dhe për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndaj Shqipërisë si një faktor kyç pro perëndimor stabiliteti në Evropën juglindore anëtare e NATO-së dhe në negociata me BE”, tha Braçe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: