POGRADEC

Është konstituuar këshilli bashkiak i Pogradecit dhe është betuar kryetari i ri i kësaj bashkie, Ilir Xhakolli. Mbledhja u mbajt në ambientet e një prej hoteleve në qendër të qytetit.
Gjatë mbledhjes se konstituimit nuk ka pasur incidente. Ilir Xhakolli, i dalë fitues nga 30 qershori, pritet të hyjë në ambientet e Bashkisë, rreth orës 15 e 30 të mesditës.



I pranishëm në ceremoni është edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, i cili tha se qyeti i Pogradecit këto 4 vite ka fjetur gjumë.


“Kemi mision të ndryshme Pogradecin. Këshilltarët të dëgjojnë çfarë duan qytetarët. Tani që kemi edhe pushtetin vendor, do t’i përvishemi punës. Bashkia e kaluar ishte modeli se si nuk duhet menaxhuar pushteti. Po hapim një kapitull të ri për Pogradecin”, -tha Shalsi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb