Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi shprehet se konsultimet e presidentit Bajram Begaj me partitë politike për datën e zgjedhjeve janë farsë.
Bardhi shprehet se Rama e Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe se presidenti pret vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet.
“Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet”, shprehet Bardhi.
Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet. pic.twitter.com/T0Za4XF5DD
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) November 21, 2024
Gazment Bardhi: Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.
(Balkanweb)