Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama vijuan sot në shkollën “Janaq Kilica” turin e takimeve dhe konsultimit publik me prindër dhe mësues në të gjithë vendin për kufizimin apo ndalimin e platformave TikTok apo dhe Snapchat.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu tha në fjalën e saj se “duhet të angazhohemi që të intensifikojmë këtë komunikim që të mundet që të gjithë mjetet që kemi në dispozicion, të gjithë strukturat që janë në funksion t’i shërbejnë këtij qëllimi duke krijuar edhe më shumë rrjete të parandalimit dhe duke fuqizuar më tej edhe ato ekzistuese dhe duke u ndihmuar edhe nga teknologjia duke e parë atë si aleat”.
“Por, nga ana tjetër duke i vendosur ndalim atyre platformave të cilave në fakt sfidojnë autoritetin e mësuesve, prindërve dhe çojnë në shqetësime qoftë për vetë fëmijët e të rinjtë, por edhe sa i përket problematikave lidhur me shëndetin mendor, të cilat nga të gjitha studimet dhe hulumtimet e bëra edhe këto incidenca janë në rritje pikërisht për efektet negative që prodhojnë platformat të tilla si Tik Tok apo Snapchat”, theksoi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “në sajë të këtij komunikimi jemi duke dëgjuar për diskutime dhe vendime që duhet të marrim lidhur me përmirësimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të instrumenteve të parandalimit të çdo forme dhune apo bullizmi apo dhune online në të gjithë strategjinë që ne kemi, por edhe sa i përket një tjetër diskutimi që po ndodh me prindërit në saj të këtij komunikimi qe ne kemi nisur që lidhet me ndalimin e disa platformave online si Tiktok apo Snpachat apo kufizimin e tyre vendime që duhet të marrim së bashku“.