Një ngjarje tragjike  ka ndodhur në 13 mars 2025, ku një grua 52-vjeçare, e identifikuar si R.C., është dërguar për mjekim në gjendje të rënduar shëndetësore pas konsumimit të fotoksinës.
Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ajo ka ndërruar jetë në spital.
Hetimet kanë treguar se veprimi ka ndodhur në kushte të rënduara psikologjike.

Njoftim:

Më datë 13.03.2025, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se është dërguar për mjekim, në gjendje të renduar shëndetësore, shtetasja R. C., 52 vjeçe. Nga veprimet hetimore rezulton se 52-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë. Për pasojë 52-vjeçarja ka humbur jetën, në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb