“Nuk jam unë personi që shikoni në video duke pirë kokainë.”. Kështu deklaron kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla për gazetarin e Neës24 Enver Doci. Pasi ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji zbuloi emrin e kryebashkiakut që konsumon kokainë sipas tij, kryetari i Bashkisë së Bulqizës ka mohuar akuzat, ndërsa pohon se video është e montuar. Alla e ka cilësuar një sulm politik që po i bëhet emrit të tij.

“Video është e montuar. Po më sulmojnë politikisht”, tha Lefter Alla për ‘News24’. Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervis Salianji, tha se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është filmuar ndërsa konsumon kokainë.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina heroina, kanabisi, vjedhja zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë që i ka klonuar te emërimet e tij politike, në pushtetin lokal dhe administratën publike në Shqipëri. Janë lidhjet me krimin motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e drejtësisë”, -u shpreh Salianji.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: