TIRANË

Inxhinierë dhe ekonomistë kanë biseduar në emisionin “Real Story”, në “News24”, mbi efektet që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit. Ata shprehen se qyteti i Durrësit do të kthehet shumë shpejt në një kantier të madh ndërtimi, ndërsa theksuan faktin pozitiv se qytetarët do jetojnë më mirë.

Moderatori i emisionit Sokol Balla, pyeti të pranishmit se sa e sigurt është blerja e një apartamenti sot në Durrës, ekspertët thanë njëzëri se gjithçka është në rregull, madje garantuan se tregu i qirasë në këtë qytet do vijë gjithmonë e në rritje pasi do ketë shumë kërkesa nga klientë kosumatorë, por edhe nga vetë bizneset. Gjithashtu ata ftuan qytetarët të mos ndërpresin konsumin.

Pjesë nga debati:

Arben Meçe: Bëni thirrje qytetarëve: konsumoni, konsumoni, konsumoni. Kur ti shpërndan terror në popull është problem. Bllokimi i tregut është problemi në Shqipëri, nuk është problem falimentimi i firmave.

Fatos Çoçoli: Politika e bankës qendrore është të promovoni sa më shumë kreditë në lekë dhe në radhë të parë të garantojë likuiditetin. Ato para t’ia kërkoni bankës. Jam i bindur se Durrësi do të jetë kantieri i Shqipërisë, qarkullimi i mallrave do jetë i madh. Mundësia juaj do jetë që të konsumoni më lirë. Unë ju them ta blini apartamentin, qiraja do të rritet. Nëse do blini tani, tani është momenti për të investuar. Kjo është përgjigja ime prej ekonomisti.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb