Antonio Konte ka dalë përpara mediave për sfidën e radhës së kryesyuesve të Serisë A, që do të luajë ndaj Sampdorias, teksa ish-kapiteni juventin deklaron se është ende herët për ta etiketuar Interin si favorit, ndërsa ka theksuar se mund ta lerë Lukakun pushim në prag të sfidës ndaj Barcelonës në Champions League.

“Nuk jemi ne favoritet, por Juventusi dhe Napoli. Nuk janë një ose dy fitore të cilat më bëjnë të ndërroj mendim. Kuajt e mirë shihen në finish, nuk jam i vetmi që kam fituar pesë ndeshjet e para. Edhe teknikë të tjerë kanë fituar pesë ndeshjet e para, mjafton të kujtosh se Interi ishte në vendin e parë edhe dy vite më parë në dhjetor, jo shtator. Kundërshtari? Sampdoria është shumë e organizuar dhe është një ndeshje ku kemi shumë për të humbur. Për ne është ndeshja e jetës, mendja nuk është te Barcelona apo Juventusi. Do të bëj një formacion të ekuilibruar, ndoshta për herë të parë do të ul në stol Lukakun”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb