Ish-trajneri i Juventusit, kampion i trefishtë në Serinë A, ka qenë ditën e sotme në selinë e Interit. Lajmi është përhapur me shpejtësinë e dritës dhe ka sjellë shumë reagime në opinionin zikaltër dhe më gjerë. Antonio Konte është një nga më të pëlqyerit e Marotës, që e solli në Torino trajnerin i cili u shndërrua arkitekti i tre titujve të parë kampion në vitet e fundit dhe që i hapën rrugën dominimit absolut të bardhezinjve në Apenine. Rezultatet e Interit nën drejtimin e Luçano Spaletit kanë qenë zhgënjyese.

Eleminim i parakohshëm nga Liga e Kampioneve dhe dalja e shpejtë nga lufta për titutull me zikaltërit që janë 19 pikë larg Juventusit kryesues, kanë tronditur besimin e drejtuesve te Spaleti. Antonio Konte në dalje të selisë zikaltër në Milano nuk u është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke thënë vetëm një “no coment”, por ndërkohë fantazia e tifozëve të Interit ka arritur kulmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: