KOSOVE- Numri i trafikimeve të qenieve njerëzore dhe kontrabandës së mallrave në vijën e gjelbër kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, është në rënie. Kjo rezulton nga monitormi i situatës nga kamerat e vendosura në terren.

Problem kryesor ngelet kalimi ilegal i kufirit në fshatrat kufitare. Kjo zonë e përgjegjësisë ka 90 kilometra kufi të gjelbër, si dhe kufirin ujor që monitorohet nga gomonet, shkruan “koha.net”.

90 kilometra vijë e gjelbër e kufirit Kosovë -Shqipëri kontrollohet 24 orë nga këto njësite të policisë së Kosovës. Togeri Shaban Osmanollaj, thotë se problemet më të theksuara ngelen kalimet ilegale të kufirit, por nuk mungojnë edhe rastet e kontrabandës, raporton televizioni publik.

Në këtë zonë kufitare që nga viti i kaluar në terren janë vendosur kamera, gjë që ka bërë që numri i rasteve të kontrabandës të ulet.

Ndërsa, kontrabandimi, trafikimi me qenie njerëzore, nga vija kufitare, është bërë problem edhe në qarkun e Kukësit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb