KUKËS

Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy doganierë dhe shoferin e një furgoni për kontrabandë. Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit; G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës; H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Doganën e Morinës; B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.


Arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë – Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumente shoqëruese.


Kontrabanda
Kontrabanda

Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga PKK Morinë, pa kryer detyrimet doganore. Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

(BalkanWeb)