TIRANË-Dy sindikata kanë dalë kundër Ministrisë së Arsimin dhe Sporteve sa i përket çështjes s kontratave të mësuesve. Sindikatat deklarojnë se brenda 30 prillit MAS duhet të nënshkruajë kontratat në të kundërt paralajmërojnë grevë nga 1 orëshe në pa afat. “Brenda 30 prillit MAS të nënshkruajë kontratën. Kundërshtojmë çdo testim që bie ndesh me ligjin. Për kërkesat, do të shkojmë në mas më 10 prill. Më 20 prill, grevë 1 orëshe në sistemin para-universitar. Më 27 prill do kalojmë grevë pa afat nëse s’ka kontrata”- shprehen sindikatat.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: