Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku përmes një statusi në “Facebook” shprehet se kontratat koncesinare në dy rrugë të Shqipërisë janë koruptive. Ajo përmend dy rrugë ku qeveria ka lidhur kontrata koncesinare dhe bëhet fjalë për Milot – Balldren e  Orikum-Porti i Jahteve.

Tabaku thekson se këto kontrata janë dhënë me vlera të fryra, me ofertë të pakërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartësisht nuk i kanë kapacitetet. Sipas saj, vetëm një qeveri ilegjitime mund të miratojë të tilla kontrata.

Postimi i Jorida Tabakut:

Vetëm parlamenti ilegjitim mund të votojë një kontratë të tillë!

Pasi qytetarët kanë lexuar me sytë e tyre dhe kanë dëgjuar zërin e kryeministrti dhe përfaqësuesve të mazhoranvës duke blerë vota apo intimiduar qytetarët për votën, në Kuvendin e Shqipërisë po përgatiten të kalohen ndër të tjera dy kontrata korruptive.

Në këto momente ka filluar diskutimi ne komisionet parlamentare i dy kontratave korruptive të rrugëve Milot-Balldren dhënë shoqërisë ANK shpk me vlerë 296 mln euro si dhe kontrata për rrugën Orikum-Porti i Jahteve dhënë kompanisë “Gjikuria” shpk me vlerë 70 mln euro. Me gjasë këto dy kontrata do të kalojnë këtë të enjte në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave.

Në mes të zhurmës së përgjimeve nuk ka asnjë akt dhe asnjë veprim që tërheq pas qeverinë për të kaluar këto kontrata korruptive. Me shumë mundësi akti i kalimit të kontratave me një vlerë 3 fish më të lartë se sa vlera reale e tyre është i fundit në zinxhirin e turpeve abuzive dhe imoralitetit të një parlamenti të prodhuar nga paratë e drogës dhe influenca e krimit të organizuar. Sado që PD ka denoncuar bashkë me mediat këto kontrata abuzive kjo nuk ka penguar asnjë anëtar të mazhorancës nga më i korruptuarit e deri tek ata që flasin në emër të parimeve të majta, për të qenëpalë në këtë kontratë korruptive dhe abuzive.

Nuk ka asnjë dyshim se pavarësisht se kush e nisi ideimin e tyre apo kush po e dorëzon në kuvend, mjeshtri i vërtetë i këtyre kontratave është Rama dhe emrat që ai përdor mund të ndryshojnë ditë për ditë pa ndryshuar asgjë në thelbin e abuzimit.

Këto kontrata të dhëna me vlera të fryra, me ofertë të pakërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartëëiaht nuk i kanë kapacitetet të cilat do paguhen mga buxheri shtetit për 10 deri ne 15 vitet e ardhshme janë denoncuar nga partia demokratike që shtatorin e vitit të kaluar si pjesë e paketes antimafia. Prandaj nuk është habi që ky akt imoral, antikushtetues dhe anti-demokratik të kryhet pasi kryeministrin e kemi dëgjuar të gjithë duke “kërkuar” llogari apo duke përgëzuar njeriun e preferuar që merej me votat në Dibër.

Kryeministri ka vendosur ta marrë peng Shqipërinë përmes këtyre kontratave dhe blerjes së votave. Tanimë, skema e tij është e qartë në çdo detaj apo shtresë të blerjes së votave. Sot, fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Programi 1 mld i PPP po përdoret për pastrimin e parave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot më të larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande duhet të ndalet menjëherë.

Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD. Kjo kontratë, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet.

Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazh që mbron vendimet e njëparlamenti ilegjitim! Do të vijë një ditë kur parimi i shenjtë “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” do të zbatohet në gërmë dhe në frymë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb