Publikimet më të fundit të gjermanes “Der Spiegel” në lidhje me kontratat e futbollistëve, kanë zbuluar edhe një detaj sa interesant, aq edhe të çuditshëm, nga të punësuarit personalë për llogari të Kristiano Ronaldos.

Portugezi dëshiron të ketë një jetë shumë private, dhe të gjithë ata që merren në punë për të, në momentin që firmosin kontratën, kanë edhe një klauzolë të çuditshme, ku për 70 vite pas vdekjes së tij, apo familjarit të tij të fundit, nuk duhet të flasin apo të tregojnë asgjë në lidhje se çfarë kanë parë brenda shtëpisë.

E gjithë kjo për të mbajtur sa më larg shtypin dhe mediat, aq shumë të interesuara për jetën pas fushave të blerta të 5-herë fituesit të Topit të Artë/PanoramaSport.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb