Dëmtimi i rëndë i Ter Stegen ka bërë që Barcelona të nxitojë për të gjetur zëvendësuesin. Sipas portalit polak Meczyki, klubi katalanas ka gjetur marrëveshje me portierin Ëojciech Szczesny.
Sipas asaj që shkruhet, Szczezny do të kryejë vizitat mjekësore të enjten, ndërsa do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në qershorin e ardhshëm.
34-vjeçari Szczeny është aktivizuar për shumë vite te skuadra e Juventusit. Gjithashtu, ai ka kontribuar edhe për Arsenal e Roma, më herët.
(J.S/BalkanWeb)