Valencia ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi i La Liga ka firmosur me Carlos Corberan, i cili do të zëvendësojë të shkarkuarin Rubén Baraja.
Corberan, i cili nënshkruajti një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, do të debutojë në pankinë më 3 janar kundër Real Madridit.
“Carlos Corberan u zgjodh si trajner i Valencias, duke nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027” – shkruan Valencia.
Valencia aktualisht renditet në vendin e 19-të dhe synon mbijetesën, për të shmangur kështu katastrofën e rënies nga Kategoria.
(J.S/BalkanWeb)