David De Gea prej vitesh është kërkuar me insistim nga Real Madrid dhe shumë klube të mëdha europiane por portieri spanjoll vendosi të qëndron në “pallatin e ëndrrave”. Man.United vijon të besoj se De Gea është një nga portierët më të mirë dhe botë dhe as që ka ndërmend ta lë të lirë, përkundrazi janë duke përpiluar një kontratë të re e cila pritet ta shndërroj spanjollin në portierin më të paguar në të gjithë kohërat.

Mirror
Mirror

Sipas të përditshmes britanike “Mirror” nga kontrata e re me “djajtë e kuq”, De Gea do të përfitoj plot 97,5 milion euro, një shifër që shkon përtej logjikës për një portier. Aktualisht De Gea është nën kontratë me Man.United deri në vitin 2020. Nga Australia, aty ku United po zhvillon fazën përgatitore, vijnë lajme se palët po shkojnë drejtë rinovimit të kontratës.

De Gea
De Gea

Nga kontrata e re, spanjolli do të përfitoj 370 mijë sterlina në javë, shifra të cilat vendosin një rekord të ri për pagën e një portieri. 28-vjeçari pritet që në orët në vijim të firmos kontratën e re, sigurisht kjo është një ofertë e cila nuk mund të mendohet dy herë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: