Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me çmimin “Mjeshtër i Madh” Fehmi Shaqirin për kontributin e tij të çmuar në ruajtjen e vlerave kombëtare.

Njoftimi për çmimin u bë nga vetë Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.  Thaçi shprehet se familja Shaqiri ka dhënë një kontribut të madh atdhetar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Hashim Thaçit:

Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare.

Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. HTH

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb