Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta gjatë një konference për shtyp nga selia blu, ku vuri në shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit.
Berisha deklaroi se Suel Çela është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mile.
“Suel Çela ditë e natë po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të zgjedhur një Mile, Mile, Sara Mile, deputete. Rama i thoshte Suelit: kontributi yt në zgjedhje do të matet me sa vota do të marrë kandidatja Sara Mile,” u shpreh Berisha para gazetarëve.
Kreu i opozitës paralajmëroi pasoja për veprimet që ai i cilësoi si “krim monstruoz zgjedhor”, duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimin më të rëndë.
“Unë i them Suelit se do të ndëshkohet në mënyrën më të rëndë për krimin monstruoz zgjedhor,” tha Berisha, duke lënë të kuptohet se opozita po ndjek nga afër zhvillimet në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Fjala e plotë e Berishës
E dini pse e bënë hiring ata, sepse normalisht nuk bëhet, se Edi Rama thotë më ndërhytë, por e bënë sepse e panë se ai nuk ka adresuar asnjë nga rekomandimet themelore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të mëparshme. Po të ua lexoni diskutimet, ata i përmendin dhe u referohen atyre raporteve. Ata u informuan se, Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Sara Mile dhe Edi Rama i thotë Suelit, se kontributi yt do të matet me votat që merr Sara.
Edhe unë i them Suelit se në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë më të rëndë për krimin monstruoz elektoral kushtetues po vazhdoi në këtë mënyrë. Tani i thotë Edi atij, prova jote është që të kuptohet se ke kontribuar, votat e Sarës. Po në Durrës, Gysi me Pojën. Ky Poja nuk qenka Xhevdet Troplini është nipi i tij, nipi i tij paska marrë fuqinë e klanit aty. Ky qenka omnipotent me Gjushin. Gjushi ditë e natë, urithi i Durrësit dhe i krimit, nuk rri në shtëpi, rri në takime me malavitën, për të nxjerrë këtë e atë kandidat.
Mirë i them nipit të Troplinëve, Daci e ka mbiemrin apo si e ka, vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin, por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda, se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim. Po dhe ti mbledhin vetë bashkë me krimet e tjera, se nuk ju dalin dy jetë po ti kenë, për burg.
Po Bajrët, i transferoi Uluziu në Reç. Shkoni e keni në Reç, se kërkoi Safeti i tha nuk i kam duart e lira te 313, se më regjistrohen, do më çoni në Reç që të punoj. Dhe nga Reçi ai me 2-3 telefonat që ka marrë, çan telefonat kërcënon biznesmenët e me radhë.
Pra të gjitha këto e bindën Parlamentin Europian, komisionin më të rëndësishëm të këtij parlamenti për të bërë një hiring në prag fushate elektorale. Dhe aty kanë dalë të gjitha këto.
E u them këtyre kriminelëve që marrin pjesë, që zbatojnë urdhërat e Edi Ramës, vetëm Hëna mund të mbetet për ju, se mbi tokë vend nuk keni. Se po ju bëjmë kriminelë ndërkombëtar elektoral, emrat e tyre po shkojnë kudo.
O të më sjellës ti Sarën i thotë në parlament, ose do të shkosh në burg. Dhe ai rri tani terrorizon njerëz; më shpëtoni mua, votoni për Sarën. Është shumë e vërtetë. E kam këtu mesazhin shumë të sakte. Ndaj dhe Europa reagoi, reagoi fuqishëm.
Nuk ka reaguar kurrë, nuk e la hiringun për pas zgjedhjeve, jo. Normalisht pas zgjedhjeve bëhej hiring dhe ja numëroi, jo i tha përpara njëherë, mos luaj me ne më, mos luaj me zgjedhjet.
Kurse aty në Këshillin e Europës, unë ju.
Sueli është në kërkim, Altin Hajri është në kërkim. Për këtë nipin e Troplinit nuk e di a është në kërkim apo jo, por do të marr informacion më të saktë. Se ky del tani, ky tani paska marrë të gjithë frenat në dorë të portit dhe të gjitha, qenka më i fuqishmi aty, bashkë me Gjushin.
Kjo është një betejë, por shqiptarët po e kuptojnë ama, po e kuptojnë shumë mirë dhe më vjen shumë mirë, jam shumë optimist. E theksoj edhe njëherë se, nga dita e themelimit të Këshillit të Europës e deri sot, i vetmi njeri që ka mbajtur fjalim dhe është anuluar darka apo dreka, është Edi Rama dhe rri e mashtron shqiptarët, nuk ka ndodhur.
E kjo ka ndodhur, ma thanë gjatë kohës që isha unë, jo një por dhe 4 zyrtarë të lartë të Këshillit të Europës sepse kishte folur si me qenë biri i Enver Hoxhës apo i Gedafit. Dhe nuk qe e rastit pse e futa në fjalën e time Gedafin dhe Enver Hoxhën, ata e kuptonin se pse e futa unë, të jem i sinqertë me ju.
(BalkanWeb)