Policia e Librazhdit ka informuar se gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në Librazhd, ka gjetur aty drogë të llojit kanabis.

Forcat policore thonë se për rastin janë proceduar dy zyrtarë lokalë, kurse po kërkohet për autorët.

Njoftimi i policisë:

Librazhd

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të  territorit, për parandalimin,  evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, kanë ushtruar kontroll në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kostenjë, të Librazhdit , ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan rreth 140 kubikë  ku ishin kultivuar fara kanabis, si dhe 14 fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve u  proçeduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:   N.H., ( inxhinjeri i pyjeve ) dhe Xh.P., ( kryeplaku i fshatit Kostenjë), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna intensive për identifikimin dhe  kapjen e autorëve si dhe  dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb