Hetuesit në Francë dhe Holandë kontrolluan zyrat e rrjetit global televiziv të internetit Netflix në Paris dhe Amsterdam, si pjesë e një hetimi që akuzon filialin francez për evazion fiskal, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve në shtypin francez, është duke vazhduar hetimi paraprak i hapur nga Prokuroria Kombëtare Financiare (PNF) kundër “Netflix France” në nëntor 2022 me akuzën e evazionit fiskal dhe punësimit të paregjistruar.

Në kuadër të hetimeve u kontrolluan zyra e kompanisë në Paris dhe zyra e saj në Amsterdam, selia e saj evropiane.

Kontrollet u kryen nga hetuesit e Zyrës Qendrore për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimeve Financiare dhe Tatimore dhe anëtarët e PNF-së në zyrën e kompanisë në Paris dhe nga hetuesit francezë dhe holandezë në zyrën e Amsterdamit.

Netflix France i ishte nënshtruar kontrollit tatimor brenda fushëveprimit të aktiviteteve të tij në vend në vitet 2019, 2020 dhe 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: