TIRANE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një dalje për media ka raportuar 25 masa disiplinore gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit. Sipas Gjonajt, masë disiplinore është vendosur edhe ndaj drejtorit të këtij porti.

“Jam këtu para jush për t’iu raportuar se puna e taks forcës vijon. Jemi të bindur se zhdukja e korrupsionit do të ndikojë në rritjen ekonomike. Qeveria Ministria e Drejtësisë do të vijojë e palëkundur.

Në fokusin e task forcës këtë javë ishte porti më i madh i vendit ai i Durrësit, me objekt respektimin e kërkesave ligjore. Gjatë kontrollit u evidentuan shkelje për mosbatim urdhërash të brendshëm. Shkelje janë evidentuar edhe në rekrutimin e personelit në këtë institucion. Task Forcë evidentoi 25 masa disiplinore. Masë disiplinore, edhe për drejtorin e Portit Durrës”, tha ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: