TIRANË

Policia rrugore ka zbritur në terren për të monitoruar të gjitha rrugët të cilat mendohen si burim i lartë aksidenti për këmbësorët.

Pas këtij aksioni, Policia Rrugore ka proceduar 64 drejtues mjetesh për parkime të gabuara dhe për mosdhënien e përparësisë ndaj këmbësorëve.

“Rrugoret e kryeqytetit kanë vijuar monitorimet dhe kontrollet me përzgjedhje edhe në orët e mbrëmjes, në disa nga rrugët kryesore, ku ka prezencë të madhe këmbësorësh dhe rreziku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është më evident.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në këto segmente rrugore janë evidentuar dhe proceduar 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe 22 drejtues të tjerë për shkelje të tjera, kryesisht për parkime të gabuara në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb