DURRËS

Policia e Durrësit po ndjek një plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla duke ushtruar kontrolle në ambientet përreth tyre dhe në ambientet e brendshme.

Gjatë kontrolleve në Shijak, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13-vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese.

Pistolete
Pistolete

Policia deklaron se në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb