KRUJË

Krerët më të lartë të Policisë shqiptare kanë zbritur në terren në zonën e Krujës sot ku po zhvillohet një aksion anti-drogë për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit dhe janë përshirë forcat RENEA dhe FNSH që po krehin zonën, kryesisht në fshatin Nikël.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Beza për “BalkanWeb” shihen se po kontrollohen sera, parcela si dhe shtëpi e vila. në një prej tyre ndodhet edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i veshur civil, ndërsa nga ana tjetër forcat e tjera të policisë janë të armatosura rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po kështu në aksion janë dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Rendit Gjovalin Loka. Deri më tani janë sekuestruar kubikë dhe fidanë kanabisi, të cilat janë asgjësuar me djegie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb