Ministria e Brendshme e Francës hodhi poshtë rreth 5,000 kërkesa për akreditim të sigurisë për vullnetarët dhe punëtorët e Olimpiadës , me afërsisht 1,000 nga këto raste të bllokuara për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ose spiunazh.

Ministria nënvizoi në një deklaratë të martën se kreu “rreth një milion” hetime administrative në stafin e ndryshëm për Lojërat e Parisit 2024.

Nga këto kontrolle, u identifikuan kërcënime të ndryshme, duke përfshirë ndërhyrjen dhe spiunazhin, të dhënat kriminale të dënuar, statuset e paligjshme të të huajve, islamin radikal dhe ideologjitë ultra të djathtë dhe ultra të majtë.

Projektet e ndërhyrjes janë dështuar”, deklaroi ministria, duke shtuar: “Rusia nuk është i vetmi vend që ka gjasa të ndërhyjë në Francë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: