GJIROKASTËR

Policia bën me dije se ka vijuar kontrollin e pandërprerë të territorit për të parandaluar, evidentuar dhe goditur mbjelljen e vendit me lëndëve narkotike.

Në këtë kuadër, sot në Gjirokastër u arrestua një 26-vjeçar, pasi ka tentuar të kultivojë drogë në vendin e quajtur “Përroi i Verës”.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të territorit është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi: R.R., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Nga informacionet e marra në rrugë policore se në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar po tentohen te kultivoheshin kubikë me fara Cannabis Sattiva, shërbimet e Komisariatit Gjirokastër ushtruan kontroll në këtë vend.

Si rezultat i kontrollit shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë. U gjetën rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidane.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

(d,.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb