Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio informoi presidentin panamez José Raul Mulino dhe ministrin e Jashtëm Javier Martínez-Acha Vásquez se ajo që ai e quajti “kontrollin” e Kinës mbi Kanalin e Panamasë mund të nënkuptojë që SHBA duhet “të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sipas Traktatit”.

Rubio, i cili ndodhet në Panama si pjesë e udhëtimit të tij të parë si kryediplomat i SHBA-ve, informoi zyrtarët “se Presidenti Trump ka bërë një përcaktim paraprak se pozicioni aktual i ndikimit dhe kontrollit të Partisë Komuniste Kineze mbi zonën e Kanalit të Panamasë është një kërcënim për kanalin dhe përfaqëson një shkelje të Traktatit në lidhje me Neutralitetin e Përhershëm dhe Funksionimin e Kanalit të Panamasë, “tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Bruce tha gjithashtu se “kjo status quo është e papranueshme” dhe se “në mungesë të ndryshimeve të menjëhershme”, SHBA do të duhet “të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sipas Traktatit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb