DURRES- Policia dhe dogana në Durrës kanë rritur e shtuar kontrollet ndaj subjekteve importuese dhe eksportuese të produkteve si industrialë edhe atyre ushqimorë në pikën e kontrollit të skanerit. Masat e shtuara vijnë një ditë pasi u kapën 613 kg kokainë që dolën në një kontejner të mbushur me banane nga porti i Durrësit drejt kompanisë “Arbri Garden shpk” me qendër në Maminas.

Në skaner gjatë ditës së sotme janë futur edhe kamionët frigoriferikë të mbushur me produkte mishi, peshku e fruta perimesh duke sjellë reagimin dhe ankesë nga ana e përfaqësuesve të këtyre subjekteve për rrezatimin që merr produkti i destinuar për konsum nga popullata.
dfgd
Policia dhe dogana janë treguar shumë diskretë në lidhje me dy kontejnerët e “Arbri Garden”, që gjenden në terminalin e kontejnerëve pasi janë shkarkuar nga anija transportuese.

Në skaner nuk ka kaluar asnjë kontejner me banane gjatë ditës së sotme, ndërsa nuk dihet nëse i ka nisur apo jo procedurat e zhdoganimit kompania “Arbri Gardën”. Një gjë është e sigurt që polica sërish do të ushtrojë kontroll në këto kontejnerë pas dyshimit të arsyeshëm se në ngarkesën e djeshme u kap sasia rekord e drogës së llojit kokainë e kapur ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan.

Kontejnerët vijnë të vulosur nga jashtë dhe kontrolli i tyre bëhet vetëm kur malli hapet në ambientet e kompanisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb