TIRANE

Fenomeni i vjedhjes është shfaqur edhe në policinë e Shtetit. Dhe jo në nivele bazë të saj por në punonjës policie që konkuronin për gradën “komisar”. Rreth 400 oficerë policie konkurruan më 7 nëntor për 130 pozicione vakante për gradën Komisar. Konkurentët iu nënshtruan një testi quiz me alternative të cilat korrigjoheshin nëpërmjet skadronit dhe përgjigjja dilte brenda ditës.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidate kishin marre më shumë se 70 pike duke u shpallën fitues. Por nisur nga ankesat e shumta të disa prej konkurentëve, pikët e grumbulluara dhe mënyra e zgjidhjes se testit, Drejtori i Përgjithshem i Policisë e shpalli këtë konkurrim të pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marrë nga aplikantët para nisjes se konkurimit. Nga pergjigjet e njëjta duket se punonjësit e policisë kishin kopjuar dhe rezultatet e konkursit nuk ishin reale.

Për këtë arsye konkurimi u shpall i pavlefshëm dhe do të përsëritet edhe një herë me daten 15 nëntor me një tezë të re provimi.
Më datën 12 nëntor në Akademinë e Policisë u mbajt edhe konkursi për graden Kryekomisar. Për të shmangur të njëjtin fenomen që ndodhi te konkursi për gradën komisar testi u ndryshua pak para fillimit te konkursit, mëson BalkanWeb. Testi nuk ishte më vetëm quiz por u shtuan dhe pyetje që kërkonin përgjigje të argumetuar, të cilat zinin rreth 60 % të testit.

Kjo ka bërë që rezultatet e testimit të mos dalin brenda ditës si në rastin e parë. Përgjigjet e konkursit për gradën kryekomisar pritet të dalin javën e ardhshme.

Punonjësit e policisë kishin më shumë se 5 vite që nuk konkuronin për gradë. Ata që plotësonin kushtet për tyë qënë kandidat për një gradë më të lartë në policinë e shtetit I drejtoheshin gjykatës administrative duke e fituar automatikisht atë. Me anë të një urdhri me datën 29 tetor drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu hapi konkursin për graden komisar dhe kryekomisar.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb