INDI-Autoritetet në lindje të Indisë mbetën të turpëruara kur pamje të njerëzve që kacavirreshin në muret e një shkolle për t’u dhënë kopje nxënëseve, të afërm të tyre gjatë një provimi u shfaqën përmes një videoje në televizionin kombëtar.

 

Pamjet tregojnë me dhjetëra persona që kacavirren në dritaret e ndërtesës katërkatëshe me letra nëpër duar, në shtetin lindor të Bihar, ku më tepër se 1,4 mln adoleshentë ishin duke dhënë provimet e lirimit, ka bërë xhiron e botës në pak kohë duke u kthyer në një turp kombëtar. Studentët që përballen me këtë testim gjenden përballë presionit të vazhdueshëm pasi nëse nuk e kalojnë, e humbasin mundësinë për të vazhduar shkollën.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: